Turqia dënon sulmin ndaj zyrave të misionit të OKB-së në Afganistan

Ankaraja zyrtare dënoi të premten sulmin në kompleksin kryesor të Kombeve të Bashkuara në qytetin Herat të Afganistanit, në të cilin humbi jetën një polic.

1683137
Turqia dënon sulmin ndaj zyrave të misionit të OKB-së në Afganistan

Ministria e Punëve të Jashtme publikoi një njoftim për shtyp në lidhje me sulmin kundër Kompleksit Kryesor të OKB-së në Herat.

“Ne kemi mësuar me pikëllim lajmin se një oficer policie humbi jetën dhe shumë u plagosën në një sulm kundër kompleksit kryesor të Kombeve të Bashkuara në qytetin Herat të Afganistanit sot (të premten). Ne e dënojmë këtë sulm të tmerrshëm që synon OKB-në, e cila përpiqet të arrijë paqen dhe përmirësimin e situatës humanitare në Afganistan, shprehim ngushëllimet tona për familjen e oficerit që humbi jetën, si dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit”, thuhet në njoftimin e MPJ turke.

Kujtojmë se një person gjeti vdekjen në sulmin me mortaja të premten ndaj zyrës së Misionit të Kombeve të Bashkuara për Asistencë në Afganistan (UNAMA), në Herat, qendër e provincës homonime në perëndim të Afganistanit.

UNAMA njoftoi përmes një deklarate me shkrim se zyrat në Herat u sulmuan me mortaja nga grupet opozitare.



Lajme të ngjashme