Bisedë telefonike Erdogan-Putin, Rusia dërgon avionë e helikopterë shtesë për shuarjen e zjarreve

Presidenti Recep Tayyip Erdogan realizoi të shtunën një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

1683297
Bisedë telefonike Erdogan-Putin, Rusia dërgon avionë e helikopterë shtesë për shuarjen e zjarreve

Sipas deklaratës me shkrim nga Kremlini, në telefonatën mes Erdoganit dhe Putinit u diskutuan zjarret pyjore në Turqi.

Erdogani e falënderoi Putinin për dërgimin nga Rusia të 5 avionëve dhe 3 helikopterëve zjarrfikës të tjerë për të mbështetur luftën e Turqisë kundër zjarreve në pyje.

Putini gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij dhe të popullit rus për viktimat turke të shkaktuara nga zjarret pyjore.

Të dyja palët theksuan rëndësinë e ndërveprimit mes dy vendeve në luftën kundër katastrofës natyrore në fjalë, ndërsa Putini deklaroi se ata do të vazhdojnë ta mbështesin Turqinë në shuarjen e zjarreve.

Gjatë kësaj bisede telefonike, në të cilën u diskutuan edhe marrëdhëniet ndërmjet Rusisë e Turqisë, u vu në pah se Takimi 17. i Komisionit të Përzier Ekonomik Ndërqeveritar Turqi-Rusi, i mbajtur të premten në Moskë, kaloi në një atmosferë shumë pozitive.

Erdogani dhe Putini ranë dakord të vazhdojnë kontaktet në nivele të ndryshme duke u shprehur se kjo lidhet me vazhdimin e punës së përbashkët për zbatimin e marrëveshjeve bilaterale në tregti, ekonomi, energji dhe fusha të tjera.



Lajme të ngjashme