Besimi ekonomik në Turqi arrin kulmin e 3 viteve të fundit

Indeksi i besimit ekonomik në Turqi arriti në 100,1 pikë përqindje në korrik 2021 duke shënuar kulmin e 38 muajve të fundit.

1683154
Besimi ekonomik në Turqi arrin kulmin e 3 viteve të fundit

Sipas të dhënave të Institutit Turk të Statistikave (TUIK/TurkStat), indeksi i besimit ekonomik në Turqi është rritur me 11,1% në muajin e 7-të të këtij viti, krahasuar me korrikun e një viti më parë, duke arritur majën e 3 viteve të kaluara.

Indeksi i besimit ekonomik, një tregues i përbërë që përmbledh vlerësimet, pritjet dhe tendencat e konsumatorëve dhe prodhuesve në lidhje me situatën e përgjithshme ekonomike, kapërceu pragun 100 pikë përqindje për herë të parë që nga qershori i vitit 2018 duke treguar “optimizëm për situatën e përgjithshme ekonomike” në vend.

Nën efektin e pasqyrimeve negative të zhvillimeve gjeopolitike, sulmeve spekulative në kursin e këmbimit valutor, luftës tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara Amerikës dhe Kinës, pasojave të Brexit-it (dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian) dhe të pandemisë së llojit të ri të koronovirusit (COVID-19), indeksi i besimit ekonomik lundronte nën vlerën e pragut 100 pikë përqindje që nga qershori 2018.

Rritja e të ardhurave nga turizmi me fillimin e normalizimit, thyerja e rekordeve në eksport dhe tendenca rritëse në të dhënat e industrisë prodhuese i dhanë një kah pozitiv edhe indeksit të besimit ekonomik.



Lajme të ngjashme