Japoni – Media lavdëron arritjet e Turqisë në fushën e mbrojtjes

Shtypi japonez i ka kushtuar një vend të gjerë suksesit të Turqisë në sektorin e mjeteve ajrore pa pilot.

1682685
Japoni – Media lavdëron arritjet e Turqisë në fushën e mbrojtjes
Selçuk Bayraktar, Muharip İnsansız Uçak Sistemi (MİUS).jpg

Bota vazhdon të flasë për arritjet e dronëve luftarakë dhe joluftarakë turq, si dhe për efektivitetin e Turqisë në problemet rajonale gjatë vitit 2020.

Transmetuesi japonez “Nikkei” publikoi një artikull mbi suksesin e Sistemit të Avionëve Luftarakë Pa Pilot, prezantuar nga kompania “Baykar Defense” javën e kaluar.

Në artikull shpjegohen arritjet e Turqisë në fushën e mbrojtjes, përfshi këtu edhe të gjitha llojet e dronëve të saj, por një theks i veçantë u vendos mbi rolin ndryshues të rezultateve të dronëve luftarakë turq në konflikte.

Artikulli përfshin gjithashtu një raport të shkruar këtë muaj nga Richard Outzen, një ish-këshilltar gjeopolitik në Departamentin amerikan të Shtetit.

Në këtë raport, Richard Outzen shprehet se viti 2020 është një pikë kthese për sa i përket fuqisë së Turqisë.

Pasi thekson se Turqia e ka provuar se si mund ta përdorë fuqinë e saj të fortë, ish-këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit vë në pah se kjo është arsyeja që tashmë ajo duhet të pranohet si një fuqi e madhe.

“Më tepër sesa fuqi ekonomike dhe ushtarake, Turqia është një fuqi që ka aftësinë për të vepruar”, saktëson Outzen.



Lajme të ngjashme