Forcat e Armatosura të Turqisë shkatërrojnë 40 objektiva terroriste në veri të Irakut

Forcat e Armatosura të Turqisë po luftojnë në mënyrë aktive dhe gjithëpërfshirëse me PKK.

1682738
Forcat e Armatosura të Turqisë shkatërrojnë 40 objektiva terroriste në veri të Irakut

Gjatë operacioneve ajrore të kryera në veri të Irakut u goditën 40 objektiva të organizatës separatiste terroriste PKK.

Forcat e Armatosura të Turqisë po luftojnë në mënyrë aktive dhe gjithëpërfshirëse me PKK.

Operacioni ajror filloi dje mbi objektivat e përdorura nga terroristët në rajonet Kandil, Gara, Hakurk, Zap në veri të Irakut.

Gjatë operacionit u shkatërruan 40 objektiva, përfshirë strehimoret, bunkerë dhe depo municionesh, të ashtuquajturat shtabe dhe shpella të përdorura nga terroristët. Pranisë së organizatës terroriste në ato zona i është dhënë një goditje e rëndë.

Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet: "Për sigurinë e vendit dhe kombit tonë, lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë derisa terroristi i fundit të neutralizohet nga Forcat e Armatosura të Turqisë".

 


Lajme të ngjashme