Turqia e 8-ta në botë për nga numri i vaksinave antiCOVID të administruara

Turqia është renditur në vendin e 8-të në botë për sa i përket numrit të përgjithshëm të vaksinave të administruara.

1682289
Turqia e 8-ta në botë për nga numri i vaksinave antiCOVID të administruara
aşılama süper.jpg

Mbi 4 miliardë doza të vaksinave kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) janë aplikuar deri më sot në të gjithë botën.

Turqia është renditur në vendin e 8-të në botë për sa i përket numrit të përgjithshëm të vaksinave të administruara.

Sipas portalit “Ourworldindata.org”, ku përpilohen të dhënat mbi vaksinat kundër llojit të ri të koronavirusit, Kina është vendi që ka administruar më shumë doza: 1 miliard e 600 milionë.

Kina ndiqet respektivisht nga India me 450 milionë e 710 mijë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 343 milionë e 360 mijë, Brazili me 137 milionë e 880 mijë, Gjermania me 91 milionë, Anglia me 84 milionë e 300 mijë, Japonia me 82 milionë e 590 mijë, Turqia me 70 milionë e 525 mijë, Franca me 69 milionë e 690 mijë, Italia me 67 milionë, Indonezia me 64 milionë e 840 mijë, Meksika me 63 milionë e 310 mijë, Rusia me 59 milionë e 220 mijë dhe Spanja me 55 milionë e 190 mijë doza të administruara aktualisht.



Lajme të ngjashme