Indeksi i besimit ekonomik në Turqi rritet me 2,3% në korrik 2021

Instituti Turk i Statistikave (TUIK/TurkStat) njoftoi se indeksi i besimit ekonomik është rritur me 2,3% në korrik 2021 duke arritur në 100,1 pikë përqindje.

1682214
Indeksi i besimit ekonomik në Turqi rritet me 2,3% në korrik 2021

Sipas të dhënave që TurkStat-i publikoi të enjten, indeksi i besimit ekonomik në Turqi është rritur me 2,3% në 100,1 pikë përqindje në korrik, nga 97,8 pikë përqindje që ishte në qershor. Përmirësimi i këtij treguesi ka ardhur nga rritja e indekseve të besimit të konsumatorit, sektorit real (industria prodhuese), shërbimeve, tregtisë me pakicë dhe sektorit të ndërtimit.

Gjithnjë sipas TurkStat-it, indeksi i besimit të sektorit real është rritur me 2,1% në bazë mujore duke arritur në 112,1 pikë përqindje në korrik; indeksi i besimit të shërbimeve është rritur me 5,8% në 114,8 pikë përqindje; indeksi i besimit të tregtisë me pakicë është rritur me 3,7% në 109,6 pikë përqindje dhe indeksi i besimit të sektorit të ndërtimit është rritur me 4,7% në 86,3 pikë përqindje.



Lajme të ngjashme