Turqia e 9-ta në botë për nga numri i vaksinave antiCOVID të administruara

Turqia është renditur në vendin e 9-të në botë për sa i përket numrit të përgjithshëm të vaksinave të administruara.

1681727
Turqia e 9-ta në botë për nga numri i vaksinave antiCOVID të administruara
aşılama.jpg

Mbi 3 miliardë e 970 milionë doza të vaksinave kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) janë aplikuar deri më sot në të gjithë botën.

Turqia është renditur në vendin e 9-të në botë për sa i përket numrit të përgjithshëm të vaksinave të administruara.

Sipas portalit “Ourworldindata.org”, ku përpilohen të dhënat mbi vaksinat kundër llojit të ri të koronavirusit, Kina është vendi që ka administruar më shumë doza: 1 miliard e 580 milionë.

Kina ndiqet respektivisht nga India me 446 milionë e 160 mijë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 342 milionë e 610 mijë, Brazili me 136 milionë e 510 mijë, Gjermania me 90 milionë e 290 mijë, Anglia me 84 milionë e 110 mijë, Japonia me 81 milionë e 20 mijë, Franca me 69 milionë e 690 mijë, Turqia me 69 milionë e 516 mijë, Italia me 66 milionë e 470 mijë, Indonezia me 63 milionë e 940 mijë, Meksika me 61 milionë e 860 mijë, Rusia me 58 milionë e 630 mijë dhe Spanja me 54 milionë e 620 mijë doza të administruara aktualisht.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, njoftoi se numri i të vaksinuarve me të paktën një dozë kundër COVID-19 ka shkuar në mbi 40 milionë.



Lajme të ngjashme