Kapen 70 emigrantë të parregullt në brigjet jugperëndimore të Turqisë

Roja Bregdetare Turke kapi të martën 70 emigrantë të parregullt në brigjet e provincës jugperëndimore Mugla.

1681431
Kapen 70 emigrantë të parregullt në brigjet jugperëndimore të Turqisë

Skuadrat e Komandës së Rojës Bregdetare shkuan në zonë pasi u informuan rreth pranisë së një grupi emigrantësh të parregullt në një gomone shpëtimi pranë Marmarisit.

Roja Bregdetare i mori në motoskaf 14 emigrantët e parregullt, të cilët ishin prapësuar në ujërat territoriale turke nga Greqia, dhe i nxori ata në breg.

Po ashtu 56 emigrantë të parregullt që po përgatiteshin të largoheshin nga vendi, u kapën në lokalitetin e quajtur Disibilmez Burnu, në distriktin Ortaca të së njëjtës province.

Gjithsej 70 emigrantë të parregullt iu dorëzuan Drejtorisë Rajonale për Menaxhimin e Emigracionit pas procedurave të nevojshme.



Lajme të ngjashme