Çavusoglu bisedon me homologun tunizian, thekson mbështetjen e Turqisë

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu i përcolli ministrit të Jashtëm tunizian Osman Al-Jerendi mbështetjen e Turqisë për popullin tunizian.

1681299
Çavusoglu bisedon me homologun tunizian, thekson mbështetjen e Turqisë

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu i përcolli ministrit të Jashtëm tunizian Osman Al-Jerendi mbështetjen e Turqisë për popullin tunizian.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Jashtme, Çavusoglu pati një bisedë telefonike me homologun e tij tunizian Al-Jerendi.

Çavusoglu theksoi rëndësinë për stabilitetin dhe paqen e Tunizisë dhe mbështetjen e Turqisë për popullin tunizian.

Më 25 korrik në Tunizi u mbajtën protestat kundër qeverisë dhe partive opozitare ku morën pjesë qindra njerëz dhe u kryen sulme mbi qendrat e partive, veçanërisht ndaj Lëvizjes Nahda.

Presidenti tunizian Kays Said njoftoi se kishte ngrirë të gjitha kompetencat e Parlamentit, ka pezulluar imunitetin e deputetëve, ka shkarkuar Kryeministrin aktual Hisham Al-Mashhad dhe do të marrë drejtimin e ekzekutivit me një kryeministër të caktuar prej tij.

Ai gjithashtu ndërhyri në juridiksionin e gjyqësorit duke e deklaruar veten Prokuror të Përgjithshëm.

Pas kësaj përpjekje për grushtshtet kundër qeverisë, ushtarët nuk lejuan hyrjen e Kryetarit të Parlamentit dhe Drejtuesit të Lëvizjes Nahda Rashid Al-Gannushi dhe zëvendësit e tij në Parlament.

Gannushi u bëri thirrje njerëzve të luftojnë paqësisht mbi vendimet e Presidentit Kays Said, duke theksuar se masa, e cila nuk ka asnjë bazë ligjore, është një "grushtshtet".

Ndërkaq Kays Said tha se ai mori një përgjegjësi historike dhe se vendimet e tij ishin kushtetuese.

 


Lajme të ngjashme