Forcat turke të sigurisë neutralizuan 6 terroristë të PKK/YPG-së në Siri

Në një postim në llogarinë e mediave sociale të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare thuhet se ushtarët turq ndjekin nga afër terroristët.

1680894
Forcat turke të sigurisë neutralizuan 6 terroristë të PKK/YPG-së në Siri

Gjashtë terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG u neutralizuan në zonën operative “Burimi i Paqes” në Siri.

Në një postim në llogarinë e mediave sociale të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare thuhet se ushtarët turq ndjekin nga afër terroristët.

Gjashtë terroristë të PKK/YPG-së, të cilët u përcaktuan se ishin në përgatitje të sulmeve ndaj zonës së “Burimit të Paqes” u neutralizuan nga mjetet mbështetëse të zjarrit tokësor përpara se të arrijnë të kryejnë sulmin.

"Lufta jonë kundër terrorizmit dhe terroristëve do të vazhdojë," thuhet në deklaratë.

Nga ana tjetër një anëtar i PKK-së që u arratis nga organizata u është dorëzuar forcave turke të sigurisë pas punimeve bindëse të kryera nga Komanda e Përgjithshme e Xhandarmërisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Sipas Ministrisë së Brendshme është zbuluar se terroristi, i cili u dorëzua në Mardin sot, ishte bashkuar me organizatën terroriste në janar të këtij viti dhe po vepronte në Siri.

Numri i anëtarëve të organizatës që u dorëzuan këtë vit si rezultat i punimeve bindëse, u rrit në 109.

 


Lajme të ngjashme