Akar: Ekuilibri i fuqisë nuk ndryshon me disa avionë të përdorur

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar tha se është e pamundur të ndryshohej ekuilibri i fuqisë me tre ose pesë avionë të përdorur që Greqia mori nga Franca.

1680817
Akar: Ekuilibri i fuqisë nuk ndryshon me disa avionë të përdorur

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar tha se është e pamundur të ndryshohej ekuilibri i fuqisë me tre ose pesë avionë të përdorur që Greqia mori nga Franca.

Hulusi Akar, së bashku me kreun e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke gjeneralarmate Yasar Guler dhe komandantin e Forcave Tokësore gjeneralarmate Umit Dundar, vizitoi qendrën e operacioneve si pjesë e inspektimeve në Postën e Komandës së Avancuar të Ushtrisë , ndërsa u takua edhe me personelin nga Posta Kryesore e Komandës së Divizionit të Mekanizuar të Këmbësorisë.

Akar adresoi retorikën e fundit të zyrtarëve grekë me 18 aeroplanë “Rafale” që Greqia mori nga Franca.

Ai deklaroi se ata vazhdojnë të përmbushin detyrat e tyre me vendosmëri në mënyrë që të mbrojnë të drejtat dhe interesat në Egje, Mesdhe dhe Qipro.

"Ne gjithmonë u themi fqinjëve tanë grekë se ne jemi në favor të paqes dhe dialogut brenda kornizës së marrëveshjeve dhe zgjidhjeve politike për problemet. Fqinjët tanë grekë nuk kanë hequr dorë nga deklaratat provokuese dhe retorika fyese", deklaroi Akar.

Pasi vuri në dukje se Turqia është në favor të ligjit, dialogut dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, ministri Akar tha: "Nga njëra anë është Traktati i Lozanës, nga ana tjetër ai i Parisit. Fqinjët tanë grekë kanë tendencë t'i injorojnë dhe t'i mohojnë edhe këto. Kjo është e papranueshme. Sipas marrëveshjeve ka ishuj me status joushtarak. Palët bënë këtë marrëveshje dhe thanë, 'Këto ishuj nuk mund të armatosen, ata do të kenë status joushtarak', dhe ne e respektuam këtë. Ata tani janë duke armatosur këta ishuj."

Duke theksuar se Turqia aktualisht nuk ka ndonjë qëndrim agresiv ndaj Greqisë, Akar vijoi me këto fjalë: “Ata kanë hyrë në një garë armatimi. Blejnë avionë, armë, pajisje. Nuk është e mundur që ekuilibri i fuqisë të ndryshojë me tre ose pesë avionë të përdorur. Prandaj, ne presim që fqinjët tanë grekë të përpiqen për zgjidhje paqësore, politike, jo zgjidhje agresive, dhe të kontribuojmë në përpjekjet tona për të zgjidhur problemet këtu".

 


Lajme të ngjashme