Turqia shprehet e shqetësuar në lidhje me pezullimin e veprimtarive të parlamentit në Tunizi

Ministria e Jashtme bëri një deklaratë në lidhje me pezullimin e aktiviteteve të parlamentit në Tunizi.

1680280
Turqia shprehet e shqetësuar në lidhje me pezullimin e veprimtarive të parlamentit në Tunizi

Turqia ka shprehur shqetësim të thellë në lidhje me pezullimin e veprimtarive të parlamentit në Tunizi.

Ministria e Jashtme bëri një deklaratë në lidhje me pezullimin e aktiviteteve të parlamentit në Tunizi.

Në deklaratën e Ministrisë thuhet: "Ne jemi thellësisht të shqetësuar për pezullimin e veprimtarive të Parlamentit, i cili përfaqëson vullnetin e njerëzve në Tunizi. Shpresojmë që legjitimiteti demokratik të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur brenda kornizës së dispozitave të kushtetutës tuniziane."

Dje, Presidenti i Tunizisë, Kais Saied njoftoi se janë ngrirë të gjitha kompetencat e parlamentit "për 30 ditë" dhe se është pezulluar imuniteti i deputetëve.

Kais Saied tha se ai kishte shkarkuar Kryeministrin Hichem Mechichi dhe do të merrte detyrën e ekzekutivit me një Kryeministër të emëruar prej tij dhe se ai gjithashtu ka marrë postin e Prokurorit të Përgjithshëm për të zbuluar rastet e korrupsionit.

 


Lajme të ngjashme