Presidenti i Angolës Lourençois sot viziton Turqinë me ftesë të Presidentit Erdogan

Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës gjatë kësaj vizite të parë në nivelin presidencial, do të bisedohen në të gjitha dimensionet marrëdhëniet Turqi-Angola.

1680072
Presidenti i Angolës Lourençois sot viziton Turqinë me ftesë të Presidentit Erdogan

Presidenti i Angolës Joao Manuel Gonçalves Lourençois vjen sot në Turqi për një vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës gjatë kësaj vizite të parë në nivelin presidencial, do të bisedohen në të gjitha dimensionet marrëdhëniet Turqi-Angola dhe për mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme midis dy vendeve.

Gjatë takimeve kokë më kokë dhe mes delegacioneve me Angolën, e cila mban kryesimin e radhës së Organizatës së Vendet Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe Komunitetit të Vendeve që flasin Portugalisht, gjithashtu do të diskutohet për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Afrikë.

Si pjesë e vizitës do të nënshkruhen edhe marrëveshjet që do të formojnë bazën e marrëdhënieve dypalëshe.



Lajme të ngjashme