Kryeparlamentari Sentop dhe zyrtarët e AK Partisë dënojnë vendimin e presidentit të Tunizisë

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop, deklaroi të hënën se vendimet, të cilat u mohojnë parlamentit dhe anëtarëve të tij të zgjedhur në Tunizi që të kryejnë detyrat e tyre, janë një grusht shteti ndaj rendit kushtetues.

1680241
Kryeparlamentari Sentop dhe zyrtarët e AK Partisë dënojnë vendimin e presidentit të Tunizisë
ibrahim kalin.jpg
omer celik.jpg
numan kurtulmus.jpg

Mustafa Sentop bëri vlerësime nga llogaria e tij në “Twitter” në lidhje me vendimin e Presidentit tunizian, Kais Saied, për të ngrirë funksionet e Parlamentit dhe për të shkarkuar kryeministrin.

“Ajo që po ndodh në Tunizi, është alarmante; vendimet që u mohojnë parlamentit dhe anëtarëve të tij të zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre, janë një grusht shteti ndaj rendit kushtetues. Puçi ushtarak/burokratik është kudo i paligjshëm; është gjithashtu i paligjshëm në Tunizi. Populli i tunizian do t’i dalë për zot rendit kushtetues dhe ligjit”, shkroi ai.

Po ashtu nënkryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Numan Kurtulmus, u tha gazetarëve në Azerbajxhan, ku ai po qëndron për një sërë kontaktesh, se Turqia është kundër çdo grushtshteti.

“Ne e shohim që grushti i shtetit në Tunizi do të dëmtojë popullin tunizian. Si Turqi, ne e kundërshtojmë deri në fund këtë akt antidemokratik”, u shpreh ai.

Me një deklaratë nga llogaria e tij në “Twitter” reagoi ndaj çështjes në fjalë edhe zëdhënësi i AK Partisë, Omer Çelik.

Ai i cilësoi ngjarjet në Tunizi si “një grusht ndaj legjitimitetit politik”.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim demokracinë tuniziane”, shtoi Omer Çelik.

Presidenti tunizian, Kais Saied, njoftoi të dielën se ai kishte ngrirë të gjitha kompetencat e Parlamentit “për 30 ditë” duke pezulluar edhe imunitetin e deputetëve.

Duke theksuar se ai ka shkarkuar Kryeministrin Hichem Mechichi dhe se do të marrë detyrën e ekzekutivit me një kryeministër të emëruar prej tij, Kais Saeid bëri me dije edhe se ai ka marrë gjithashtu detyrën e prokurorit të përgjithshëm për të zbuluar dosjet e korrupsionit.



Lajme të ngjashme