Tokio 2020 – Presidenti Erdogan përgëzon volejbollistet turke për fitoren 3-0 përballë Kinës

Presidenti Recep Tayyip Erdogan përgëzoi të dielën skuadrën kombëtare të volejbollit për femra, e cila mposhti Kinën me rezultatin 3-0 në sete në Lojërat Olimpike të Tokios 2020.

1679799
Tokio 2020 – Presidenti Erdogan përgëzon volejbollistet turke për fitoren 3-0 përballë Kinës

Kreu i shtetit turk bisedoi me kapitenen e ekipit të gjysmëhënës dhe yllit, Eda Erdem Dundar, përmes telefonit të ministrit të Rinisë dhe Sporteve, Mehmet Muharrem Kasapoglu, i cili po qëndron në kryeqytetin Tokio të Japonisë për të ndjekur garat olimpike të atletëve kombëtarë.

“Ju na dhuruat shumë emocione. Unë e pashë ndeshjen që nga seti i parë. U dërgoj përgëzimet e mia të gjitha vajzave tona. Me lejen e Allahut, unë do të shikoj edhe ndeshjen kundër Italisë të martën”, tha Presidenti Erdogan gjatë bisedës telefonike me kapitenen Eda.

Skuadra kombëtare turke e volejbollit për femra e nisi me këmbën e mbarë duke mundur Kinën, kampione olimpike në fuqi, me rezultatin e pastër 3-0 në sete në ndeshjen e saj të parë në Grupin B të Tokio 2020-s.

Takimi ndërmjet vajzave turke dhe atyre italiane të martën, më 27 korrik, do të fillojë në orën 10:25 të mëngjesit me kohën e Turqisë.



Lajme të ngjashme