Sulm terrorist në verilindje të Sirisë, martirizohet dy ushtarë turq

Dy ushtarë turq kanë rënë dëshmorë dhe dy të tjerë janë plagosur në sulmin e kryer të shtunën nga anëtarë të organizatës terroriste separatiste PKK/YPG në distriktin Al-Bab të provincës së Halepit, në verilindje të Sirisë.

1679685
Sulm terrorist në verilindje të Sirisë, martirizohet dy ushtarë turq

“Në një sulm të kryer nga terroristët kundër autoblindës sonë «Kirpi» në zonën e Operacionit «Mburoja e Eufratit», dy nga shokët tanë heronj u martirizuan dhe dy të tjerë u plagosën”, bëri me dije Ministria e Mbrojtjes Kombëtare përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Pas sulmit – theksoi Ministria – objektivat terroriste në rajon u përcaktuan dhe u goditën në mënyrë efektive.

Ministria shtoi gjithashtu se “zjarri ndëshkues” kundër pozicioneve të terroristëve vazhdon.

Automjeti i blinduar që transportonte ushtarët turq, udhëtonte transit për në një bazë në zonë, sipas një deklarate të veçantë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, e cila nënvizoi se të plagosurit u dërguan “urgjentisht” në spital.

Që nga viti 2016, për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve, Turqia ka nisur 3 operacione antiterroriste të suksesshme përtej kufirit të saj në veri të Sirisë: “Mburoja e Eufratit” (2016), “Dega e Ullirit” (2018) dhe “Burimi i Paqes” (2019).

Në mars 2017, Forcat e Armatosura Turke e shpallën zonën operative “Mburoja e Eufratit” si “zonë të pastruar nga terrori”.



Lajme të ngjashme