Turqia ngushëllon Indinë për viktimat e përmbytjeve

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në shtetin indian Maharashtra është rritur në 136.

1679498
Turqia ngushëllon Indinë për viktimat e përmbytjeve

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në shtetin indian Maharashtra është rritur në 136.

Ministri i Ndihmës dhe Rehabilitimit i Maharashtra Vijay Wadettiwar tha se numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës ishte rritur në 136 që nga nata e kaluar.

Wadettiwar tha se situata është nën kontroll dhe se po bëhet çdo përpjekje për të shpërndarë furnizime humanitare në zonat e prekura.

Ndërkohë, avionët e transportit të Forcave Ajrore Indiane ishin gjithashtu të përfshirë në punimet e kërkim-shpëtimit.

Zyrtari shtetëror Sagar Pathak njoftoi dje se 47 njerëz u vranë dhe të paktën 30 ishin zhdukur në shirat në Maharashtra.

Në Bombei, i cili u godit gjithashtu nga reshje të mëdha shiu, 29 njerëz u vranë nga rrëshqitjet e tokës.

Ndërkohë, Turqia ka lëshuar një mesazh ngushëllimi për viktimat e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në Indinë perëndimore.

“Më shumë se 100 njerëz janë vrarë, dhjetëra janë zhdukur dhe shumë të tjerë janë plagosur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në shtetin indian Maharashtra”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë me shkrim.

"Ne i shprehim ngushëllimet tona popullit dhe qeverisë së Indisë dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit dhe durim për familjet e atyre që humbën jetën në këtë fatkeqësi" thuhet në deklaratë.



Lajme të ngjashme