Turqia hedh poshtë deklaratën e KS-OKB-së mbi Marasin

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka deklaruar se ajo hedh poshtë deklaratën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) dhe "pretendimet e pabaza" të disa vendeve mbi rihapjen e qytetit Maraş të braktisur në Qipron Turke.

1679532
Turqia hedh poshtë deklaratën e KS-OKB-së mbi Marasin

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka deklaruar se ajo hedh poshtë deklaratën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) dhe "pretendimet e pabaza" të disa vendeve mbi rihapjen e qytetit Maraş të braktisur në Qipron Turke.

"Ne e hedhim poshtë Deklaratën e KS-OKB-së mbi fazën e dytë të nismës së Maraş-it të njoftuar më 20 korrik të vitit 2021 nga Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Ersin Tatar, si dhe deklaratat nga vende të ndryshme të cilat bazohen në pretendime të pabaza dhe në kundërshtim me realitetin në ishull", tha Ministria turke.

Ministria e Jashtme shtoi se këto deklarata bazohen "në propagandën e zezë greko-qipriote, atë greke dhe në pretendime të pabaza, të tilla se si Maraş nuk është territor i RTQV-së, dhe se ajo do të konfiskojë pronat në Maraş dhe do të sjellë kolonët atje kundër të drejtave të pronës".

Duke vënë në dukje se Maraş është pjesë e Qipros Turke, Ministria theksoi se qyteti "nuk është hapur për t'u kolonizuar dhe u deklarua si një zonë ushtarake si një gjest i mirë nga autoritetet e RTQV-së".

Turqia siguroi se të gjitha vendimet e marra nga autoritetet e RTQV-së "respektojnë të drejtat e pronës dhe janë në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar".

"Në kundërshtim me pretendimet, rezolutat përkatëse të KS-OKB-së nuk shkelen", tha Ministria.

E hapur pjesërisht më 8 tetor të vitit 2020, pasi qëndroi si një "qytet fantazmë" për dekada në vazhdën e Operacionit të Paqes së Turqisë 1974 në ishull në përgjigje të një grusht shteti që synonte aneksimin e Qipros nga Greqia, Maraş ka tërhequr njerëzit që jetojnë në RTQV dhe turistët e huaj, me mjedisin dhe peizazhin përreth qytetit po ashtu që rrit tërheqjen e turistëve. (AA)



Lajme të ngjashme