Erdogan: Populli turk në Kongresin e Erzurumit i deklaroi botës vullnetin për të mbrojtur atdheun

Presidenti Recep Tayyip Erdogan publikoi ​​dy mesazhe për të shënuar 102 vjetorin e Kongresit të Erzurumit dhe 82 vjetorin e bashkëngjitjes së Hatay-it me atdheun Turqinë.

1679362
Erdogan: Populli turk në Kongresin e Erzurumit i deklaroi botës vullnetin për të mbrojtur atdheun

Presidenti Recep Tayyip Erdogan publikoi ​​dy mesazhe për të shënuar 102 vjetorin e Kongresit të Erzurumit dhe 82 vjetorin e bashkëngjitjes së Hatay-it me atdheun Turqinë.

Në mesazhin e tij në përvjetorin e Kongresit të Erzurumit, Erdogan deklaroi se ky kongres, në të cilin populli me vendosmëri demonstroi besimin e tij në pandashmërinë dhe pavarësinë e vendit, kishte një rëndësi historike në përcaktimin e rrjedhës së Luftës Çlirimtare.

Erdogan nënvizoi se populli turk në Kongresin e Erzurumit i deklaroi botës vullnetin për të mbrojtur dhe luftuar në unitet dhe solidaritet kundër të gjitha llojeve të okupimeve dhe ndërhyrjeve.

"Me vendimet e marra në Erzurum që ishin të cilësisë së një ‘pajtimi kombëtar’, u hodhën hapat e parë në rrugën që çoi drejt Luftës Çlirimtare dhe drejt Fitores së Madhe. Kjo vetëdije dhe vullnet i lartë, i cili u shfaq në vitet e luftës, ende na udhëzon dhe forcon sot. /.../ Ne do të vazhdojmë të ecim me besim drejt së ardhmes në unitet dhe së bashku me frymëzimin që kemi marrë nga historia jonë dhe të punojmë për një Turqi të madhe dhe të fortë. Në përvjetorin e Kongresit të Erzurumit, unë i bëj nderime të gjithë heronjve të luftës sonë për pavarësi, posaçërisht Gazi Mustafa Qemal Ataturkut, dhe i përshëndes të gjithë qytetarët e mi me ndjenjat e mia të përzemërta", shkruan Presidenti Erdogan.

"Vendimi i Hatay-it, qendra e vëllazërisë dhe tolerancës që ka qenë shtëpia e qytetërimeve antike për shekuj, për t'u integruar me atdheun Turqinë ka forcuar unitetin dhe integritetin tonë kombëtar", tha Erdogan në mesazhin e tij të lëshuar me rastin e 82-vjetorit të bashkëngjitjes së Hatay-it me Turqinë.

"Duke u bashkuar rreth vlerave tona të përbashkëta, ne po marshojmë drejt së ardhmes me të njëjtën vendosmëri si në të kaluarën", shkruan kreu i shtetit turk në mesazhin e tij.

 


Lajme të ngjashme