THY fillon fluturimet në Aktau të Kazakistanit, destinacioni i 4-t në këtë vend

Destinacioni i 255-të i Linjave Ajrore Turke (Turkish Airlines THY) është qyteti Aktau në brigjet e Detit Kaspik të Kazakistanit.

1679180
THY fillon fluturimet në Aktau të Kazakistanit, destinacioni i 4-t në këtë vend

Destinacioni i 255-të i Linjave Ajrore Turke (Turkish Airlines THY) është qyteti Aktau në brigjet e Detit Kaspik të Kazakistanit.

THY bëri sot fluturimin e tij të parë për në Aktau.

Avioni i Linjave Ajrore Turke, i cili bën fluturimin Stamboll-Aktau-Stamboll, u prit me ceremoni në Aeroportin Aktau.

Ambasadori i Turqisë në Nur-Sulltan, Ufuk Ekici, Prefekti i Shtetit Mangistau, Serikbay Trumov, Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Aktau Muzaffer Akyildirim, Drejtori i Degës së THY Hasan Savas Erden si dhe të ftuar dhe anëtarë të shtypit morën pjesë në këtë ceremoni.

Ekici, në deklaratën e tij të bërë pas ceremonisë, rikujtoi se THY është kompania e parë ajrore e huaj që fluturoi në Aeroportin Ndërkombëtar të Almatit pasi Kazakistani fitoi pavarësinë e saj 30 vjet më parë dhe shtoi: "THY ka kryer fluturime të rregullta për në Almatı dhe Nur-Sulltan që nga data e përmendur. Ajo bëri fluturimin e saj të parë për në Turkıstan nş muajin maj. Sot, ajo bëri fluturimin e saj të parë për në Aktau, duke rritur rrjetin e saj të fluturimeve në Kazakistan në 4."

Duke u shprehur se qyteti Aktau në brigjet e Detit Kaspik është pika më e afërt e Kazakistanit me Turqinë, Ekici tha: "Aktau është një qytet port. Është një vend ku kalojnë tregtia dhe transporti dhe kohët e fundit është zhvilluar turizmi. Është një nga qendrat e rëndësishme ku kompanitë tona kanë investime. Gjithashtu, qeveria e Kazakistanit dëshiron të zhvillojë turizëm këtu. Në këtë drejtim, ishte e rëndësishme të vendoset një lidhje ajrore midis Aktau dhe Stambollit. Përmes Stambollit, Aktau është hapur për të gjithë botën. Ardhjet dhe nisjet midis dy vendeve do të rriten. Kjo do të japë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve midis popujt tanë".

Fluturimet Stamboll-Aktau-Stamboll do të kryhen dy herë në javë të martën dhe të premten.



Lajme të ngjashme