Ekspertët rusë shprehen me lëvdata për Turqinë

Ekspertët rusë deklaruan se Turqia luan një rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare dhe është bërë një fuqi rajonale.

1678977
Ekspertët rusë shprehen me lëvdata për Turqinë

Ekspertët rusë deklaruan se Turqia luan një rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare dhe është bërë një fuqi rajonale.

Një takim i tryezës së rrumbullakët me temë "Rusia dhe Turqia: Dje, Sot, Nesër" u mbajt në Institutin e Çështjeve Ndërkombëtare Bashkëkohore, që varet nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Drejtori i Institutit për Çështje Ndërkombëtare Bashkëkohore, Oleg Karpoviç, vuri në dukje rëndësinë e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Turqisë, duke thënë: "Kohët e fundit Turqia ka luajtur një rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Prandaj, ndërveprimi midis Rusisë dhe Turqisë është bërë një agjendë e rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare."

Karpoviç deklaroi se Turqia ka filluar të luajë një rol të rëndësishëm në Kaukazin e Jugut dhe Azinë Qendrore.

Ndërsa Drejtor i Qendrës për Studime Bashkëkohore të Turqisë në Rusi, Amur Gadjiyev, nënvizoi se Turqia vepron në përputhje me interesat e saj kombëtare.

"Turqia ka forcuar pozicionin e saj në rajon në 5 vitet e fundit dhe ka rritur ndikimin e saj në vendet fqinje", tha ai.  

Duke bërë të ditur se Rusia dhe Turqia kanë ndërmarrë iniciativa për të zgjidhur çështjet e Sirisë, Libisë dhe Karabakut Malor, Gadjiyev rikujtoi se marrëdhëniet dypalëshe janë në një nivel "strategjik".

Kryetari i Institutit për Probleme Ndërkombëtare Bashkëkohore, Qendra për Studime Euroaziatike, Ali Mustafabeyli shprehu respektin e tij për Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe shtoi: "Erdogan është një udhëheqës i fuqishëm. Erdogan po përpiqet të veprojë në mënyrë të pavarur."

Kurse Radik Amirov, Presidenti i Qendrës Kulturore Euro-Aziatike, tha: "Turqia është e rëndësishme nga një këndvështrim gjeopolitik."



Lajme të ngjashme