“Do të bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që Shteti Turk i Qiprios të ketë njohje të gjerë”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se do të bëjmë çdo përpjekje të mundur për të siguruar që Shteti Turk Qipriot të ketë njohje të gjerë sa më shpejt të jetë e mundur.

1678369
“Do të bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që Shteti Turk i Qiprios të ketë njohje të gjerë”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se do të bëjmë çdo përpjekje të mundur për të siguruar që Shteti Turk Qipriot të ketë njohje të gjerë sa më shpejt të jetë e mundur.

Presidenti dhe Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Recep Tayyip Erdogan foli në programin e urimeve me rastin e Kurban Bayramit me anë të videokoferencës me organizatat e partisë së tij.

Në fjalim ai u shpreh edhe për çështjen e Qirpros.

"Dje dhe pardje (19-20 korrik), programi që ne realizuam në Qipro nga pragu i ditës deri në orët e mbrëmjes së ditës së bajramit ishte i rëndësishëm në shumë aspekte. Tani, kërkesa e vetme e turqve qipriotë në tryezë në negociatat ndërkombëtare është njohja e statusit të tyre të shtetit sovran. Të gjitha propozimet e tjera kanë humbur vlefshmërinë e tyre."

“Ne do të bëjmë çdo përpjekje të mundur për të siguruar që Shteti Turk Qipriot të ketë njohje të gjerë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha kreu i qeverisë turke.

"Gjatë takimeve tona 2-ditore në ishull, ne pamë se vëllezërit tanë qipriotë ishin të vendosur për këtë çështje", tha ai.

Kurse në lidhje me koronavirusin, Erdogan deklaroi se edhe pse lloji i ri i epidemisë së koronavirusit (Kovid-19) ka qenë në rritje me variante të reja në vende të ndryshme, Turqia nuk ka rënë ende në kthetrat e këtij kërcënimi.

"Ne jemi duke bërë përpjekje intensive me të gjitha institucionet tona për të përdorur në mënyrë sa më efikase burimet njerëzore të vendit tonë, veçanërisht të rinjtë tanë", theksoi Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

 


Lajme të ngjashme