Bilgiç: Deklarata e Borrellit tregon se sa e shkëputur është BE-ja nga faktet në lidhje me Qipron

Turqia kritikoi Bashkimin Evropian (BE) se është shkëputur nga faktet në lidhje me Qipron.

1678123
Bilgiç: Deklarata e Borrellit tregon se sa e shkëputur është BE-ja nga faktet në lidhje me Qipron
Tanju Bilgiç 02.jpg

Turqia kritikoi Bashkimin Evropian (BE) se është shkëputur nga faktet në lidhje me Qipron.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Tanju Bilgiç, në lidhje me deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell të bërë pas vizitë së Presidentit Recep Tayyip Erdogan në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV).

“Deklarata është një provë e re se sa e shkëputur është Bashkimi Evropian nga realitetet në lidhje me Qipron”, vlerësoi Bilgiç.

Bilgiç i’u  përgjigj me shkrim pyetjes në lidhje me deklaratën e Borrell rreth Marashit (RTQV), i cili u vendos që të rihapet.

Duke bërë të ditur se deklarata është bërë në emër të solidaritetit të BE-së dhe është e pavlefshme, Bilgiç tha: “Kjo deklaratë, e bërë pas vizitës së Presidentit tonë të nderuar tregon se sa e shkëputur është BE-ja nga faktet në lidhje me Qipron. Kjo deklaratë që është bërë vetëm për hir të solidaritetit të BE dhe e është e pavlefshme për ne, nuk shkon përtej shërbimit si zëdhënës dhe avokat i udhëheqjes grekeqipriote dhe Greqisë, të cilët abuzojnë me të drejtën e vetos brenda Bashkimit Evropian. Me këtë qëndrim, nuk është e mundur që Unioni të luajë ndonjë rol pozitiv në arritjen e një zgjidhjeje për çështjen e Qipros.”

Ai bëri të ditur se Turqia mbështet plotësisht vendimet e marra nga autoritetet e Republikës Turke të Qipros së Veriut mbi Marashin dhe shtoi:  "Këto vendime kanë për qëllim mbrojtjen e të drejtave të pronarëve të pronave në Marash. Siç ka thënë edhe Presidenti ynë, këto vendime nuk do të krijojnë ankesa të reja, por do të eliminojnë ankesat e vjetra."

Bilgic e ftoi Bashkimin Evropian që të shohë realitetin në Qipro t’i "japë fund politikës së injorimit të turqve qipriotë dhe të drejtave të tyre të fituara".  

 


Lajme të ngjashme