Erdogan: Qiproja e Veriut po ngrihet në këmbë

Në kuadër të vizitës që po realizon në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV), të martën Presidenti Erdoan mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Lefkosha me rastin e përurimit të disa projekteve dhe hedhjen e themeleve të projekteve të reja.

1677920
Erdogan: Qiproja e Veriut po ngrihet në këmbë

Në kuadër të vizitës 2-ditore që po realizon në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV), të martën Presidenti Erdoan mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Lefkosha me rastin e përurimit të disa projekteve dhe hedhjen e themeleve të projekteve të reja.

Me këtë rast u bë përurimi i Monumentit të Paqes dhe Lirisë i ngritur në Plazhin e Zbarkimit “Yavuz” dhe projekti i kthimit në muze të një anijeje që është përdorur gjatë zbarkimit në Operacionin Paqeruajtës të 1974-s.

“Bashkëpunimin dhe vëllazërinë e sinqertë, që është krijuar mes bashkive e komunave të Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), po e konsolidojmë edhe në nivelin lokal”,- tha presidenti gjatës fjalës së tij të rastit.

“Shumë bashki nga Turqia, me projektet që realizojnë në RTQV jo vetëm që transferojnë përvojën e tyre në Ishull, por japin edhe mbështetje. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë jush me projekte konkrete. Ne do të qëndrojmë përherë pranë jush. Dhe ndërsa do e bëjmë këtë, ne do të mendojmë edhe për të nesërmen e këtij Ishulli të bukur”,- tha Erdoan.

Gjithashtu Erdoan bëri edhe përurimin e Unazës Veriore të Lefkoshesë.

“Unaza Veriore e Lefkoshesë do ta lehtësojë në masë të madhe trafikun e qytetit. Kjo rrugë do të sigurojë kursim në kohë dhe karburant”, shtoi ai.

“Ne po bëjmë përpjekje edhe në drejtim të forcimit të infrastrukturës digjitale të Republikës Turke të Qipros së Veriut. Një nga projektet më të rëndësishme në këtë drejtim është edhe projekti “e-shtet”, themelet e të cilit i hodhëm sot”,- tha Erdoan dhe shtoi:

Qiproja Veriore tani po ringrihet në këmbë. Epokën digjitale do ta përhapim në të gjithë vendin”.

Udhëheqësi turk foli edhe për hapjen e "qytetit fantazmë" të Marashit.

"Qyteti i Marashit do të hapet brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar, pa cenuar të drejtat e askujt dhe do të kthehet në ditët e mrekullueshme të dikurshme të tij",- siguroi Erdoan.

Sipas kreut të shtetit turk, në Marash do të zbatohen projekte të reja, të cilat do të sjellin ringjalljen e rajonit.

Një nga këto projekte është edhe një park me pishinë, që do të shërbejë si lulishte popullore duke ruajtur arkitekturën origjinale,- vuri në dukje Erdogan, ndërsa shtoi se projektet që do të vënë në jetë për zhvillimin e Qipros së Veriut do të vazhdojnë t’i ndjekin nga afër me zv.presidentin Fuat Oktay.

Qyteti i Marashit në Qipron e Veriut për 46 vjet ka mbetur një zonë e mbyllur, ku çdo zgjidhje ishte e ndaluar sipas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Hyrja në këtë qytet është kufizuar që nga viti 1974, kur Turqia zhvilloi një operacion paqeruajtës në Ishull.

Të hënën Presidenti Erdogan shkoi në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) për një vizitë zyrtare dyditore.

Gjatë fjalës së tij në një seancë të posaçme të parlamentit të RTQV, udhëheqësi turk njoftoi zbatimin e afërt të projektit për ndërtimin e një kompleksi të ri presidencial dhe të godinës së parlamentit të Republikës Turke të Qipros së Veriut.

Vizita dyditore e Erdoanit në Ishull u organizua me ftesë të Presidentit të RTQV-së, Ersin Tatar.

Kurse Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Ersin Tatar në fjalën që mbajti në ceremoninë e përurimit tha se ata marrin forcë nga shpërndarja në opinionin publik botëror e të gjitha këtyre projekteve që bëhen për zhvillimin e infrastrukturës dhe superstrukturës e ekonomisë së RTQV-së dhe për të shikuar me shpresë nga e ardhmja.

Duke theksuar se kanë ndërmarrë një hap shumë të rëndësishëm në lidhje me procesin e hapjes së Marashit të Mbyllur, lideri turq i Qipros tha: “Nuk kam dyshim se rilindja e Marashit, hapja e tij për njerëzimin do të kontribuojë shumë në ekonominë e RTQV-së”.

Në vijim të fjalës së tij Tatar falënderoi Presidentin Erdoan dhe delegacionin që e shoqëroi në këtë vizitë dhe nënvizoi se forcimi edhe më shumë i unitetit dhe solidaritetit në mbrojtjen e interesave kombëtare në Mesdheun Lindor do të jetë garanci edhe për qipriotët turq, që ata të vazhdojnë të jetojnë në këtë rajon.

 


Lajme të ngjashme