Çavusoglu emigrantëve që vijnë për pushime: Jemi pranë jush për çdo ndihmë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşolulu) tha se 172.000 shtetasit turq që duan të vijnë në Turqi për të festuar Kurban Bajramin në atdhe ishin futur në Bullgari (në rrugën për të ardhur në Turqi).

1677384

Çavusollu ripostoi në “Twitter” njoftimin e Ambasadës turke në Sofje në lidhje me fluksin e emigrantëve që vijnë me rrugë tokësore përmes Bullgarisë.

Ministri thotë se Ambasada është e gatshme të ofrojë ndihmë në pikat e kalimit kufitar.

"Këtë Bajram do të jemi bashkë. 172.000 qytetarët tanë që udhëtojnë drejt Turqisë të dielën hynë në Bullgari. Ambasada jonë është e gatshme të ofrojë ndihmë për emigrantët në pikat kufitare. Falënderoj autoritetet bullgare për bashkëpunimin. Rruga është e gjatë, malli është i madh. Ne jemi me ju. Rrugë të mbarë”, shkruan ministri në postimin e tij në “Twitter”.

Lajme të ngjashme