Turqia: Izraeli vazhdon të poshtërojë dinjitetin njerëzor të palestinezëve

Turqia ka dënuar arrestimin e palestinezëve nga policia Izraelite të shoqëruar me imazhe që cenojnë dinjitetin njerëzor.

1676999
Turqia: Izraeli vazhdon të poshtërojë dinjitetin njerëzor të palestinezëve

Turqia ka dënuar arrestimin e palestinezëve nga policia Izraelite të shoqëruar me imazhe që cenojnë dinjitetin njerëzor.

"Ne dënojmë arrestimin e disa palestinezëve, përfshi fëmijë dhe gra, nga forcat izraelite të sigurisë në shoqërimin e imazheve që poshtërojnë dinjitetin njerëzor”,- thuhet në një deklaratë të shkruar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

"Këtë mëngjes (18 korrik), forcat izraelite të sigurisë shkelën edhe një herë shenjtërinë e Haram-i-Sharif, duke lejuar grupe raciste hebreje të sulmojnë xhaminë Al-Aqsa, që të ndërhyjnë me bomba zhurmuese ndaj civilëve palestinezë që ishin duke bërë adhurimin e tyre dhe arrestimin e disa civilëve palestinezë, përfshi fëmijë dhe gra, në shoqërimin e imazheve që poshtërojnë dinjitetin njerëzor”,- thuhet në vijim të deklaratës.

Është jashtëzakonisht e rrezikshme që provokime të tilla të vazhdojnë në një situatë, kur në mendje ruan ende freskinë situata e tensionuar, përshkallëzuar dhe konfliktuale, që shkaktuan në të gjithë rajonin sulmet kundër xhamisë Al-Aqsa gjatë muajit të Ramazanit.

Ne përsërisim thirrjen tonë për qeverinë izraelite që t'u japë fund sa më shpejt që të jetë e mundur akteve dhe sulmeve të tilla provokuese. 

 


Lajme të ngjashme