Turqia ngushëllon Gjermaninë pas përmbytjeve që shkaktuan shumë të vdekur
Turqia publikoi një mesazh ngushëllimi për ata që humbën jetën në përmbytjet dhe vërshimet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në perëndim të Gjermanisë.

Turqia publikoi një mesazh ngushëllimi për ata që humbën jetën në përmbytjet dhe vërshimet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në perëndim të Gjermanisë.
Ministria e Punëve të Jashtme publikoi një deklaratë me shkrim, përmes të cilës shprehu se u mësua me trishtim që më shumë se 40 njerëz humbën jetën në fatkeqësitë e përmbytjeve në perëndim të Gjermanisë dhe më shumë se 70 njerëz rezultojnë të humbur.
“Ne u shprehim ngushëllimet tona të sinqerta të afërmve të atyre që humbën jetën si dhe popullit dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe urojmë që personat e zhdukur të shpëtohen në mënyrë të sigurt sa më shpejt të jetë e mundur. Ne u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, shkruhet në deklaratë.
Si pasojë e përmbytjeve dhe vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e dendura në perëndim të Gjermanisë, numri i personave që kanë mbetur të vdekur është rritur në 42.
Ndërkohë që disa shtëpi u shembën, rrugët dhe rrugicat u përmbytën, dhe shumë shtëpi janë në rrezik shembjeje për shkak të përmbytjeve dhe vërshimeve në shumë rajone të dy kantoneve, vazhdojnë punimet e kërkimit dhe shpëtimit.