15 Korriku: Turqia është e pakalueshme

Si sot 5 vjet më parë, më 15 Korrik 2016, Turqia u përball me një përpjekje tradhtare për grusht shteti.

1675619
15 Korriku: Turqia është e pakalueshme
15 TEMMUZ 25.jpg

Sot është data 15 Korrik 2021.

Si sot 5 vjet më parë, më 15 Korrik 2016, Turqia u përball me një përpjekje tradhtare për grusht shteti.

Organizata terroriste gyleniste (FETO) tentoi një sulm tradhtar kundër shtetit tonë dhe vlerave që shteti ynë përfaqëson, duke përdorur elementët e tij të infiltruar në Forcat e Armatosura Turke.

Kompleksi Presidencial dhe Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë u bombarduan. Puçistët u përpoqën të kapin shumë institucione publike, përfshi këtu edhe Korporatën e Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT).

Na kërcënuan me aeroplanë luftarakë në qiejt dhe tanke në rrugët e Ankarasë dhe Stambollit. Sigurisht, populli ynë nuk qëndroi indiferent ndaj kësaj situate. Me thirrjen e presidentit, mijëra qytetarë dolën në rrugët dhe sheshet e qyteteve për t’i thënë ndal përpjekjes për grusht shteti duke rrezikuar dhe sakrifikuar jetën e tyre përpara tankeve e zjarrit të helikopterëve.

Populli ynë mbrojti atdheun, shtetin dhe demokracinë duke bërë një rezistencë të rrallë. Falë edhe vendosmërisë së qytetarëve, shteti ynë parandaloi me sukses përpjekjen për grusht shteti. Për këtë kauzë, 251 njerëz ranë dëshmorë dhe qindra të tjerë u bënë veteranë.

Data 15 Korrik u bë simbol i fitores së demokracisë. Ne i përkujtojmë dëshmorët dhe veteranët tanë me plot mirënjohje dhe respekt!

 


Lajme të ngjashme