Vaksinimi antiCOVID – Turqia e nënta në botë me mbi 47,2 milionë doza të administruara

Turqia renditet aktualisht në vendin e nëntë për nga numri i vaksinave të administruara kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

1665572
Vaksinimi antiCOVID – Turqia e nënta në botë me mbi 47,2 milionë doza të administruara

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 47 milion e 204 mijë e 760 doza të vaksinës antiCOVID janë administruan në Turqi deri të dielën, 27 qershor 2021, ora 16:46 me kohën lokale.

Ndërsa Turqia renditet e nënta në botë për sa i përket numrit të përgjithshëm të vaksinave antiCOVID të administruara momentalisht, 32 milionë e 342 mijë e 214 persona kanë marrë dozën e parë dhe 14 milionë e 862 mijë e 546 persona kanë marrë gjithashtu dozën e dytë.



Lajme të ngjashme