Sentop: Arritjet teknologjike e kanë përmirësuar luftën kundër terrorizmit

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop (Mustafa Şentop) tha se Turqia e ka sjellë luftën e saj kundër terrorizmit në një pikë të mirë falë zhvillimeve teknologjike që ka arritur vitet e fundit.

1663353
Sentop: Arritjet teknologjike e kanë përmirësuar luftën kundër terrorizmit

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop (Mustafa Şentop) mori pjesë në punimet e sesionit të 8-të të Asamblesë së Përgjithshme Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që mbahet në Antalie.

Në një deklaratë për agjencinë turke të lajmeve “AA” (Anadolu Agency) kryeparlamentari Shentop tha se aktet terroriste, të cilat dikur ishin akte më lokale dhe të izoluara, me zhvillimin e teknologjisë në botë, janë kthyer në një problem edhe më i madh.

Pasi tha se këto organizata veprojnë në mënyrë më efektive për shkak të vendeve që në një farë mënyre u japin mundësi teknologjike organizatave terroriste ndërkombëtare Shentop e vazhdoi kështu deklaratë e tij:

"E rëndësishme është që të mos ketë diskriminime në lidhje me organizatat terroriste. Pari terrorizmi nuk ka gjuhë, fe, kombësi apo kulturë. Disa vende perëndimore nuk mbajnë qëndrim kundër organizatave terroriste, për të cilat ata mendojnë se kjo do t’u shërbejnë interesave të tyre dhe nuk i dëmton interesat e tyre; madje herë pas here i tolerojnë aktivitete të caktuara. Shikojmë që ngandonjëherë këto vende bashkëpunojnë (me organizatat). Ne kemi parë që aleatët tanë bashkëpunojnë me organizatën terroriste PYD/YPG, emri i PKK-së në Siri. Kjo është një qasje hipokrite, me standarde të dyfishta".

Duke folur për sukseset e arritura vitet e fundit në luftën kundër terrorizmit, Shentop bëri këtë vlerësim:

"Zhvillimet teknologjike, veçanërisht arritjet e Turqisë në lidhje me mjetet ajrore pa pilot (dronët e paarmatosur IHA dhe të armatosur SIHA), e kanë bartur luftën tonë kundër terrorizmit në një pikë të mirë. Sot, ne nuk i lejojmë organizatat terroriste që të ngrenë kokë, dhe këtë e bëjmë me mundësitë tona, me fuqinë tonë teknologjike, pa pasur nevojë për inteligjencën dhe mbështetjen e vendeve të tjera".

 


Lajme të ngjashme