Ministri Koca njoftoi fillimin e Fazës së 3-të të studimit të vaksinës vendore “Turkovac”

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca njoftoi se 846.451 njerëz kanë aplikuar vullnetar për studimin e Fazës 3-të të vaksinës joaktive vendore  “Turkovac” kundër llojit të ri të koronavirus (Covid-19).

1663123

Në mesazhin e postuar në llogarinë e tij në Twitter ministri Koca tha: "Doza e parë u administrua në studimet e Fazës së 3-të të vaksinës Turkovac. Megjithëse ishte e nevojshme ndihma e 40.800 vullnetarëve, kishte 846.451 aplikime përmes sistemit online të Ministrisë së Shëndetësisë në një kohë të shkurtër. Ne kemi besim në rezultatin. Së shpejti do të jemi një nga vendet e pakta në botë që prodhon vaksinën e vet që përdoret në botë."

Programi i vaksinimit për studimin e Fazës së 3-të të "Turkovac", i zhvilluar në bashkëpunim mes Universitetit Erciyes të Kayserit dhe Institutet Turke të Shëndetit (TÜSEB) të Ministrisë së Shëndetësisë, filloi dje në Spitalin e Qytetit të Ankara.

Lajme të ngjashme