Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (23 qershor), raportohen 5.809 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 5.809 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 65 të sëmurë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1663582
Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (23 qershor), raportohen 5.809 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 65 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 49.358.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 5.387.545 pasi 5.809 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 5 milionë e 248 mijë e 862 pacientësh, nga të cilët 5.917 nga e martë në të mërkurë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 763 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 224.192 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 59 milionë e 221 mijë e 265”, sqaroi Ministria.



Lajme të ngjashme