Erdogan: Presim të arrijmë një rekord të ri prej 200 miliardë dollarë në eksporte

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se ai pret të arrihet një rekord i ri prej 200 miliardë dollarëve në eksporte këtë vit.

1662760
Erdogan: Presim të arrijmë një rekord të ri prej 200 miliardë dollarë në eksporte

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se ai pret të arrihet një rekord i ri prej 200 miliardë dollarëve në eksporte këtë vit.

Në fjalën e tij të mbajtur në "Forumin Ekonomik të Katarit" me videomesazh, Erdogan tha se shkalla e rritjes së Turqisë prej 7 për qind në tremujorin e parë të këtij viti rriti pritjet për pjesën tjetër të vitit.

Duke kujtuar se OECD (Organizata për Zhvillimin Ekonomik dhe Bashkëpunimin) raporton se ekonomia turke parashikohet të rritet me 5.7 për qind në 2021 dhe 3.4 për qind në 2022, Erdogan tha: "Ky është një nga rimëkëmbjet më të forta të parashikuara midis anëtarëve të OECD. Ne presim të arrijmë një rekord të ri duke arritur 200 miliardë dollarë në eksportet totale këtë vit."

Duke shpjeguar se ekonomia globale ka kaluar një periudhë të vështirë për 1.5 vitet e fundit për shkak të pandemisë së llojit të ri të koronavirusit, Presidenti tha se veçanërisht vendet e pazhvilluara dhe ato në zhvillim u lanë në fatin e tyre përballë epidemisë.

Erdogan vuri në dukje se e njëjta indiferencë shfaqet në çështjen e vaksinave, e cila është arma më e rëndësishme kundër epidemisë.

"Ne po përballemi me një pamje të tmerrshme se gati 100 vende të botës ende nuk janë në gjendje të arrijnë as dozën e parë të vaksinave. / / Siç e dini një ringjallje ekonomike globale nuk do të jetë e mundur nëse vaksinat dhe ilaçet nuk vihen në dispozicion të të gjitha vendeve në mënyrë të drejtë", tha ai.

Erdogan theksoi se Turqia nuk heziton të marrë përgjegjësinë gjatë kësaj periudhe të ndjeshme dhe se ata mbështesin furnizimet mjekësore për 158 vende dhe 12 organizata ndërkombëtare dhe se vaksina kombëtare Covid-19, e cila planifikohet të bëhet gati për përdorim deri në fund të viti, do të jetë vaksina e gjithë njerëzimit.

Duke vënë në dukje se epidemia jo vetëm që thelloi padrejtësitë ekonomike, por gjithashtu ndezi islamofobinë dhe ndjenjat antiemigrante, Erdogan vuri në dukje se sulmet raciste dhe antiislamike në Perëndim janë rritur me 250 për qind në 5 vitet e fundit dhe numri i njerëzve të vrarë në këto sulme janë rritur me 700 për qind në 5 vitet e fundit.

Presidenti Erdogan përsëriti gjithashtu kënaqësinë me rezolutat e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, të cilat lejojnë heqjen e bllokadave dhe sanksioneve të padrejta kundër Katarit dhe ripërqafimin e popujve motër të Gjirit.

 


Lajme të ngjashme