Erdogan: Emri i vaksinës kombëtare antiCOVID është “Turkovac”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan njoftoi se emri i vaksinës vendase kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) është “Turkovac”.

1662812
Erdogan: Emri i vaksinës kombëtare antiCOVID është “Turkovac”
Cumhurbaşkanı Erdoğan yerli aşının adı TURKOVAC 03.jpg
Cumhurbaşkanı Erdoğan yerli aşının adı TURKOVAC 02.jpg

Me pjesëmarrjen virtuale të Presidentit Erdogan, në Spitalin Rajonal të Ankarasë filloi të martën programi i vaksinimit me vullnetarë në kuadër të studimit të fazës së tretë të vaksinës kombëtare turke antiCOVID.

“Është e rëndësishme që ne të kemi vaksinën tonë kombëtare në mënyrë që ta shpëtojmë vendin nga pandemia sa më shpejt të jetë e mundur. Me këtë vaksinë, aplikimi fillestar i fazës së tretë të së cilës u krye, Turqia tani po hap dyert e një epoke të re në këtë drejtim. Brenda disa javësh, ne do të përfshijmë në fushatën e vaksinimit të gjithë popullsinë mbi 18 vjeç të vendin tonë”, u shpreh ai në fjalë e rastit.

Kreu i shtetit turk bëri me dije se emri i vaksinës vendase kundër COVID-19 është “Turkovac”.



Lajme të ngjashme