Turqia shembull në botë në vaksinimin kundër Covid-19

Turqia po i jep një shembull botës duke u vaksinuar kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

1662111
Turqia shembull në botë në vaksinimin kundër Covid-19
bu topraklara asik video.jpg
Marion Fuller-Michael Wigant.jpeg
Yiannis Yiatilis.jpeg
Carlo Brivio.jpeg
Tudor-Barbara Hughes.jpeg

Turqia po i jep një shembull botës duke u vaksinuar kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

 

Ndërsa doza e vaksinës kundër Covid-19 e administruar në Turqi tejkaloi 42 milionë, mysafirët ndërkombëtarë që jetojnë këtu përshkruan përvojat e tyre në procesin e vaksinimit dhe kënaqësinë e tyre me sistemin shëndetësor turk në një video të përgatitur nga Drejtoria e Komunikimit të Presidencës.

Në serialin me titull "I dashuruar me këtë tokë", qytetarë italianë, gjermanë, britanikë dhe grekë, të cilët u vendosën në Balikesir, Izmir, Mugla dhe Antalya dhe jetuan në këto rajone për një kohë të gjatë, krahasuan sistemin shëndetësor të vendeve të tyre me atë të Turqisë dhe shprehën admirimin për sistemin shëndetësor turk.

Fahrettin Altun, Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, postoi videon në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

"Ne jemi mirënjohës të gjithë zyrtarëve tanë, veçanërisht punonjësve shëndetësorë, të cilët po bëjnë punën e tyre me një përpjekje për të dhënë një shembull për botën në luftën kundër koronavirusit", bëri të ditur Altun.

Michael Wigant, i cili vjen nga Gjermania dhe jeton në Antalie, deklaroi se shoqëria turke ka qenë shumë e vëmendshme në lidhje me masat epidemike, që distanca të ruhet dhe që maskat të mbahen kudo.

"Ajo që është bërë këtu nga qeveria gjatë periudhës së mbylljes është më e mirë se ajo që bëhet në Gjermani. Ne po shohim njerëz të moshuar, njerëz që nuk mund të bëjnë pazar, mbështetja mjekësore është më e mirë. Ndryshe nga Gjermania, vaksinimi bëhet më mirë në varësi të moshës. Ne ndihemi më të sigurt këtu sesa në Gjermani", bëri të ditur ai.

Marion Füller, e cila erdhi nga Gjermania dhe jeton në Antalie, deklaroi se ata janë vaksinuar kundër Covid-19 në Turqi, se sistemi shëndetësor këtu është më i mirë se në Gjermani, ndërsa shtoi se ajo ndihej shumë mirë këtu dhe nuk dëshiron të kthehet në Gjermani.

Yiannis Yiatilis, i cili erdhi në Balikesir nga Greqia, tha se programi i vaksinimit kundër Covid-19 në Turqi është shumë i suksesshëm.

Yiatilis deklaroi se ai me lehtësi e përcaktoi takimin për vaksinim nëpërmjet internetit kur i erdhi radha grupmoshës së tij.

"Çdo gjë u bë shpejt dhe me sukses. Të them të drejtën, unë jam shumë i lumtur për këtë", tha ai.

Yiatilis tha se ndihet mjaft i sigurt në Turqi, duke shtuar se "si një qytetar grek, unë ndihem si në shtëpinë time kur jam në Turqi".

Carlo Brivio, i cili erdhi në Izmir nga Italia, tha se gruaja e tij thirri mjekun në fshat në Turqi për të pyetur për vaksinën dhe se mjeku i ftoi ata të vaksinohen.

"Sapo vajti gruaja ime, ajo u regjistrua dhe u vaksinua. Kështu që unë bëra një takim vaksinimi për javën tjetër. Tre javë më vonë, morëm vaksinën tonë të dytë. Nuk kemi pasur ndonjë problem. Pas vaksinimit, ata e thirrën atë dhe pastaj mua. Ata pyetën nëse ishim mirë, nëse kishim një problem. Kur u thashë miqve të mi në Itali për atë që kisha kaluar, zbulova se ata ende nuk ishin vaksinuar. Jo vetëm për Italinë, unë jetova edhe në SHBA dhe Belgjikë. Prandaj unë di për situatat në këto vende ".

Tudor Hughes, një shtetas britanik i cili erdhi në Mugla nga Mbretëria e Bashkuar, tha se Turqia ishte pa dyshim një nga vendet më të bukura për të jetuar.

Procesi i vaksinimit kundër Covid-19 është shumë i lehtë dhe ai mund të caktojë një takim me aplikimin në telefon, tha Hughes, duke shtuar se kishte marrë vaksinën e tij për 5 minuta në spital.

"Unë nuk mund të them asgjë tjetër përveç se lutem për sistemin shëndetësor të Turqisë. Është ndryshe nga Mbretëria e Bashkuar," tha ai.

Barbara Hughes, gjithashtu tha se: "Jo vetëm ne, por të gjithë në grupmoshën tonë janë vaksinuar këtu. Sinqerisht, ne jemi shumë në avantazh në krahasim me vendet tjera. Vëllai im jeton në Spanjë, ai është akoma në pritje. Halla ime është 80-vjeç dhe ende pret në Afrikën e Jugut. Po, është shumë më efikase këtu", tha ajo.

 


Lajme të ngjashme