Turqi – Neutralizohen 2 terroristë në një operacion në Bitlis

Në operacionin antiterrorist që është kryer në Hizan të Bitlisit në kuadër të operacioneve “Eren-11” janë neutralizuar 2 terroristë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

1662207
Turqi – Neutralizohen 2 terroristë në një operacion në Bitlis

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Brendshme raportohet se njësitë komando dhe speciale të xhandarmërisë kanë kryer një operacion në zonën rurale të vendbanimit Hizan të provincës Bitlis me mbështetjen e mjeteve ajrore pa pilot (J-IHA dhe J-SIHA) dhe të Forcave Ajrore turke.

Operacioni është kryer si pjesë e operacionit të filluar më herët me emrin “Eren-11” dhe gjatë operacionit janë neutralizuar dy terroristë.

Ministria njofton përmes deklaratës se operacionet në zonë vazhdojnë.

 


Lajme të ngjashme