Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (21 qershor), raportohen 5.294 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 5.294 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 51 të sëmurë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1662306
Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (21 qershor), raportohen 5.294 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 51 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 49.236.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 5.375.593 pasi 5.294 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 5 milionë e 237 mijë e 731 pacientësh, nga të cilët 5.093 nga e diel në të hënë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 808 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 221.052 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 58 milionë e 773 mijë e 835”, sqaroi Ministria.



Lajme të ngjashme