Takim trepalësh mes Turqisë, Afganistanit dhe Iranit në Antalie

Në Antalie, provincë bregdetare në jug të Turqisë, u mbajt të dielën një takim trepalësh ndërmjet Turqisë, Iranit dhe Afganistanit.

1661584
Takim trepalësh mes Turqisë, Afganistanit dhe Iranit në Antalie

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, shkroi në rrjetin social "Twitter" se takimi trepalësh u mbajt në ditën e fundit të Forumit të Diplomacisë së Antalies.

Krahas shefit të diplomacisë turke, në takim morën pjesë gjithashtu ministrat e Punëve të Jashtme të Iranit dhe Afganistanit, respektivisht Mohammad Javad Zarif dhe Mohammad Hanif Atmar.

Forumi i Diplomacisësë Antalies, ku Agjencia Anadolli (AA) ishte Partnere Globale e Komunikimit, përfundoi sot. /AA



Lajme të ngjashme