Flota turke do të bëhet edhe më e fuqishme me raketat “Atmaca”

Industria turke e mbrojtjes ka hedhur edhe një hap tjetër të rëndësishëm me raketën e prodhuar me mundësi vendore antianije “Atmaca”, për të siguruar nevojat e Forcave të Armatosura Turke me prodhime vendore dhe kombëtare.

1661226
Flota turke do të bëhet edhe më e fuqishme me raketat “Atmaca”

Industria turke e mbrojtjes ka hedhur edhe një hap tjetër të rëndësishëm me raketën e prodhuar me mundësi vendore antianije “Atmaca”, për të siguruar nevojat e Forcave të Armatosura Turke me prodhime vendore dhe kombëtare.

Raketa Atmaca u prodhua në mënyrë që të reduktojë varësinë e Turqisë nga burimet e huaja, për të përmbushur nevojat e Komandës së Forcave Detare dhe për të zhvilluar një armë parandaluese me burime kombëtare.

Mbi letër, raketa mund të përshkojë një distancë prej më shumë se 200 kilometrash, duke paraqitur një kërcënim për objektivat larg pamjes vizuale dhe në testet e qitjes provoi se mund të arrijë në 250 kilometra.

Deri më sot më shumë se 20 të shtëna janë bërë me Atmaca, dhe përmirësimi i vazhdueshëm është arritur në testet e kryera që nga nëntori i vitit 2016.

Shkalla e kualifikimit të linjës së prodhimit u bë me provën përfundimtare të testatës së luftës.

Në përputhje me një skenar, nga korveta e anijes kombëtare “TCG Kınalıada” u bë testimi ndaj anijes “Isin”, e cila ka dalë nga përdorimi.

Testi u ndoq me shumë elementë në Qendrën e Testimeve në Sinop.

Kontrata për prodhimin në seri të Atmacas u nënshkrua në 29 tetor 2018.

Linja e prodhimit serik u kualifikua gjithashtu me provën në të cilën u përdor raketa numër 1, e cila u lëshua nga prodhimi masiv.

ROKETSAN do të sjellë raketat Atmaca, të cilat janë jashtë prodhimit masiv në 2021, në anijet në inventarin e Forcave Detare Turke, veçanërisht MİLGEMs.

Raketa numër 1 e dalë nga prodhimi seri kualifikoi gjithashtu linjën e serisë me provën në të cilën u përdor.

ROKETSAN do të sjellë në inventarin e Forcave Detare Turke në anijet, veçanërisht MILGEM, raketat Atmaca, të cilat do të kalojnë në prodhimit masiv brenda vitit 2021.

 


Lajme të ngjashme