Erdogan: Raketa kombëtare, “Atmaca” kalon me sukses testin e fundit përpara hyrjes në inventar

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se raketa e prodhuar me mundësi vendore antianije “Atmaca”, në testin e fundit të kryer përpara se të hyjë në inventar, goditi plotësisht në shenjë anijen.

1660984

"Raketa jonë Atmaca Antianije, shpata jonë e çelikut e Atdheut tonë të Kaltër në testin e fundit të kryer përpara se të hyjë në inventar, goditi plotësisht në shenjë anijen. Urime për Forcat tona të Armatosura dhe Flotën tonë", u shpreh Presidenti Erdogan në “Twitter”, duke postuar gjithashtu një video nga testimi i raketës Atmaca.

“Atmaca”, një raketë moderne e drejtuar që mund të përdoret në të gjitha kushtet atmosferike, është efektive kundrejt objektivave fikse dhe të lëvizshme falë rezistencës ndaj kundërmasave, azhurnimit të objektivit, aftësive të risulmimit dhe anulimit të misionit, si dhe sistemit të planifikimit të misionit të ardhshëm.

Raketa gjithashtu mund të përshkojë një distancë prej më shumë se 200 kilometrash, duke paraqitur një kërcënim për objektivat larg pamjes vizuale.

Lajme të ngjashme