Erdogan zhvillon një trafik të ngjeshur diplomatik në Antalia

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vazhdon takimet kokë më kokë me liderët që ndodhen në Antalia në kuadër të mbledhjes së Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) dhe Forumit të Diplomacisë.

1660378
Erdogan zhvillon një trafik të ngjeshur diplomatik në Antalia
Stevo Pendarovski-Erdogan.jpg
Bosna-Hersek Devlet Baskanligi Konseyi uyeleri-Erdogan.jpg
Bosna-Hersek Devlet Baskanligi Konseyi uyeleri-Erdogan1.jpg
Bosna-Hersek Devlet Baskanligi Konseyi uyeleri-Erdogan2.jpg

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vazhdon takimet kokë më kokë me liderët që ndodhen në Antalia në kuadër të mbledhjes së Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) dhe Forumit të Diplomacisë.

Erdogan, u takua me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Takimi, i cili u zhvillua në hotelin ku qëndron Presidenti Erdogan në Antalia, u zhvillua pa praninë e medias dhe zgjati rreth 40 minuta.

Presidenti Erdogan u takua gjithashtu edhe me anëtarët e Këshillit Presidencial të Bosnjë-Herzegovinës.

Edhe ky takim u zhvillua pa praninë e medias.

Më pas Erdogan priti veçmas Kryeministren e Serbisë Ana Brnabiç dhe Kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç.

 


Lajme të ngjashme