Trafiku diplomatik i ministrit Çavusoglu në kuadër të mbledhjes së SEECP në Antalia

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu u takua me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Djordje Radulovic dhe ministren e Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës.

1659583
Trafiku diplomatik i ministrit Çavusoglu në kuadër të mbledhjes së SEECP në Antalia

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu u takua me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Djordje Raduloviç dhe ministren e Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, Bisera Turkoviç.

Në postimin e bërë në llogarinë e tij në “Twitter”, ai përdori një fotografi nga takimi në Antalia me homologen shqiptare dhe atë malazez.

Në kuadër të mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që do të zhvillohet sot në Antalia, Çavusoglu bëri të ditur se pati një takim tresh dhe veç e veç me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Djordje Radulovic.  

Ndërkaq pas takimit të Çavusoglusë me homologun malazez u nënshkrua edhe një memorandum mirëkuptimi për çështjet e protokollit.

Në mesazhin e tij në llogarinë në “Twitter”, Çavusoglu deklaroi se në takimin me ministren e Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, Bisera Turkoviç ata diskutuan fushat e bashkëpunimit dhe zhvillimet rajonale.



Lajme të ngjashme