Samiti i SEECP – Çavusoglu: Sot Evropa Juglindore kërkon zgjidhje për problemet me anë të dialogut

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, deklaroi se sot ekziston një Evropë Juglindore që kërkon zgjidhje për problemet me anë të dialogut.

1659899
Samiti i SEECP – Çavusoglu: Sot Evropa Juglindore kërkon zgjidhje për problemet me anë të dialogut
Dışişleri Bakanı Mevlüt Çavuşoğlu GDAÜ SEECP 02.jpg
Dışişleri Bakanı Mevlüt Çavuşoğlu GDAÜ SEECP 03.jpg
Dışişleri Bakanı Mevlüt Çavuşoğlu GDAÜ SEECP 04.jpg

Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili këtë vit mbahet nën presidencën e radhës së Turqisë, filloi në Antalie me Takimin e Ministrave të Jashtëm të organizuar nga Mevlut Çavusoglu.

“Sot ekziston një Evropë Juglindore që kërkon zgjidhje për problemet me anë dialogut. Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, forumi më gjithëpërfshirës në rajon, është bërë një platformë në gjendje të bashkojë vendet e rajonit edhe në kohërat më të vështira”, tha Çavusoglu gjatë fjalës së rastit në hapje të takimit, ku theksoi gjithashtu se këtë vit festojnë 25-vjetorin e SEECP-it.

Çavusoglu deklaroi se gjatë presidencës së radhës, mision që Turqia e mori për herë të tretë, u organizuan më shumë se 40 aktivitete, mes të cilave Forumi i Diasporës dhe Forumi i Rinisë u mbajtën për herë të parë.

Çavusoglu theksoi se një hap i rëndësishëm është edhe përgatitja e Dokumentit Strategjik 2030.

Ai u shpreh më tej se Turqia thekson në do rast të mundshëm rëndësinë që i kushtojnë integrimit të rajonit në institucionet euroatlantike.

“Forcimi i perspektivave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të shteteve anëtare të SEECP-it është objektivi ynë i përbashkët. BE-ja mund të bëhet një aktor global vetëm kur të anëtarësohen të gjitha vendet e Evropës Juglindore”, potencoi kryediplomati turk.

Duke falënderuar për mbështetjen që i është dhënë Turqisë gjatë presidencës së saj të radhës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, Çavusoglu i uroi suksese Athinës (Greqi) si presidente e ardhshme e radhës dhe vuri në pah se Ankaraja do t'i japë asaj çdo mbështetje të nevojshme në këtë mision.

Mevlut Çavusoglu gjithashtu falënderoi Podgoricën (Mal i Zi) që pranoi të merrte presidencën e radhës për periudhën 2022-2023.

Samiti i Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të SEECP-it do të mbahet pasdite me pjesëmarrjen e Presidentit Recep Tayip Erdogan.



Lajme të ngjashme