Presidenti Erdogan: Një BE pa Turqinë si anëtare e plotë s'mund të jetë një qendër graviteti

"Nuk është e mundur për një Bashkim Evropian pa Turqinë si një anëtare e plotë që t’ia arrijë qëllimit për të qenë një qendër graviteti dhe fuqie," tha Presidenti Erdogan të enjten nga Antalie.

1660088
Presidenti Erdogan: Një BE pa Turqinë si anëtare e plotë s'mund të jetë një qendër graviteti
Cumhurbaşkanı Recep Tayyip Erdoğan - GDAÜ - SEECP 02.jpg

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mori pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që zhvilloi punimet sot në Antalie.

Në fjalën e tij këtu, Presidenti Erdogan deklaroi se nuk është e mundur për një Bashkim Evropian pa Turqinë si një anëtare e plotë që t’ia arrijë qëllimit për të qenë një qendër graviteti dhe fuqie.

“Përkundër të gjitha padrejtësive me të cilat jemi përballur, ne duam që tani të finalizohet përpjekja jonë për anëtarësim të plotë, të cilën ne e kemi vazhduar me këmbëngulje dhe me durim për gjysmë shekulli. Shpresojmë që Bashkimi Evropian (BE) të çlirohet nga verbërimi i tij strategjik sa më shpejt të jetë e mundur dhe të çojë përpara procesin e pranimit brenda kornizës së një agjende pozitive”,- vijoi udhëheqësi turk.

“Si vende të Evropës Juglindore, ne nuk e kemi luksin të bëjmë sehir nga tribuna atë se çfarë ndodh me dyndjet e parregullta migratore. Racizmi, islamofobia dhe ndjenjat anti-emigrante, fenomene në rritje në shkallë globale janë duke u bërë gjithnjë e më shumë një problem i sigurisë kombëtare”,- përfundoi presidenti Erdoan.



Lajme të ngjashme