Ekspertët rusë fillojnë inspektimet në zonat turistike të Turqisë

Delegacioni i dërguar nga Federata Ruse për të shqyrtuar situatën sanitare dhe epidemiologjike në zonat pushimore të Turqisë i ka filluar inspektimet nga Antalia.

1660143
Ekspertët rusë fillojnë inspektimet në zonat turistike të Turqisë

Sipas deklaratës së bërë nga Agjencia Turke e Promovimit dhe Zhvillimit të Turizmit (TGA), raporti që do të përgatitet nga delegacioni rus, do të jetë efektiv në vendimin për fillimin e fluturimeve turistike ndërmjet Rusisë dhe Turqisë.

Ekspertët rusë mbërritën në Antalie mëngjesin e së enjtes dhe inspektimet e para i bënë në Aeroportin e Antalies dhe në dy hotele pranë tij. Ata do të vizitojnë komplekset e pajisura “Certifikatën e Turizmit të Sigurt” në Antalie dhe do të shkëmbejnë informacione me autoritetet publike dhe punonjësit e sektorit.

Raporti i delegacionit rus pritet të bëhet publik këtë javë.



Lajme të ngjashme