Turqia reagon ndaj komunikatës së Athinës

Turqia deklaroi se komunikata e përbashkët e publikuar pas mbledhjes në Athinë, kryeqytetin e Greqisë së ministrave të Punëve të Jashtme të 7 vendeve të Bashkimit Evropian që lagen nga Mesdheu, nuk ka asnjë kuptim dhe vlerë.

1658505

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Tanju Bilgiç tërhoqi vëmendjen në deklaratë e përbashkët në fund të takimit të mbajtur në Athinë më 11 qershor dhe shprehu reagimin e Turqisë duke thënë: "Për ne nuk ka asnjë kuptim dhe vlerë."

Ai tha se pa Republikën Turke të Qipros së Veriut nuk mund të krijohet një ambient i vërtetë bashkëpunimi në Mesdheun Lindor.

"Nuk është e mundur që ky formacion, i cili mbron kërkesat dhe politikat maksimaliste të dyshes greko-grekeqipriote mbi çështjen e Qipros dhe Mesdheut Lindor, të kontribuojë në paqe dhe stabilitet dhe në zhvillimin e bashkëpunimit në rajon" tha Bilgiç.

Ai rikujtoi propozimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan në lidhje me një konferencë rajonale për Mesdheun Lindor.

Lajme të ngjashme