Presidenti Erdogan në Azerbajxhan për vizitë zyrtare

Pas përfundimit të kontakteve në Bruksel, ku mori pjesë në Samitin e NATO-s, Presidenti Erdogan kaloi në Baku të Azerbajxhanit për një vizitë zyrtare dyditore.

1658058
Presidenti Erdogan në Azerbajxhan për vizitë zyrtare

Me ftesë të Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Alijev të martën Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) filloi një vizitë dyditore në Azerbajxhan.

Gjatë kësaj vizite Presidenti Erdoan do të ketë kontakte në qytetin Shusha, të cilin ushtria e Azerbajxhanit e çliroi nga pushtimi i Armenisë pas 28 vjetëve. Këtu Erdoan do të pritet me ceremoni zyrtare nga Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev.

Pas takimit kokë që do të mbajnë këtu Erdoan dhe Alijev do të kryesojë bisedimet midis delegacioneve.

Pas bisedimeve midis Aliyev dhe Erdogan, do të nënshkruhen marrëveshje lidhur me projektet për rindërtimin dhe ndërtimin e Karabakut Malor, veçanërisht në Shusha si dhe marrëveshje bashkëpunimi në sferën politike dhe ekonomike.

Më pas Erdoan dhe Aliyev do të shëtisin qytetin Shusha.



Lajme të ngjashme