MIT sjell në Turqi ‘financierin’ e DAESH

Agjencia Kombëtare Turke e Inteligjencës (MIT) gjatë një operacioni në Siri ka kapur dhe sjellë në Turqi terroristin e DEASH-it, Kasım Güler i ashtuquajtur "Përgjegjësi i organizatës për Turqinë".

1658311
MIT sjell në Turqi ‘financierin’ e DAESH

Sipas informacionit të marrë nga burimet e sigurisë, MIT njoftoi se operacioni filloi pasi u mor informata se Kasım Güler, një person i kërkuar për terrorizëm, i njohur me kodin Abu Osama al-Turki dhe i ashtuquajtur përgjegjës i DAESH-it për Turqinë, planifikonte të kryente akte sensacionale duke hyrë në mënyrë të paligjshme në Turqi nga kufiri sirian.

Kështu shërbimi sekret turk nisi ta ndjekë Gülerin dhe pasi e kapi atë me një operacion në Siri e solli në Turqi për t’a marrë në pyetje.

Bëhet e ditur se pjesëtari i organizatës terroriste DAESH, Kasım Güler po përgatitej të kalonte kufirin turk në mënyrë të paligjshme me armë dhe eksplozivë.

Bashkë me Kasım Güler-it u kapën dhe sekuestruan shumë dokumente dhe informacione sekrete në lidhje me organizatën. Kasım Güler është pjesëtari i parë i DAESH-it i kërkuar për terrorizëm në listën e kuqe dhe i kapur.

Mësohet se mes viteve 2008 dhe 2010, Güler kishte kaluar në rajonin Afganistan-Pakistan duke operuar në zona të nxehta dhe në vitin 2014 ai është bashkuar me DAESH-in.

Thuhet se Kasım Güler, i cili siç raportohet ka qenë në pozicione drejtuese të nivelit të lartë brenda organizatës, është gjithashtu i ashtuquajturi "përgjegjësi financiar i DAESH-it në Rusi, Evropë dhe Turqi".



Lajme të ngjashme