Erdogan dhe Aliyev nënshkruan Deklaratën e Shushas, udhërrëfyes i marrëdhënieve Turqi-Azerbajxhan

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev, nënshkruan Deklaratën e Shushas midis dy vendeve.

1658644
Erdogan dhe Aliyev nënshkruan Deklaratën e Shushas, udhërrëfyes i marrëdhënieve Turqi-Azerbajxhan
Erdoğan ve Aliyev, iki ülke arasında Şuşa Beyannamesini imzaladı 02.jpg

Kreu i shtetit turk u prit nga Presidenti Aliyev me një ceremoni zyrtare në Shusha, qyteti simbol i Karabakut Malor, i cili u çlirua nga pushtimi armen pas 28 vjetësh.

Pas ceremonisë së mirëseardhjes në Prefekturën e Shushas, Aliyevi dhe Erdogani zhvilluan një takim kokë më kokë.

Ndërsa pas takimit, dy liderët nënshkruan Deklaratën e Shushas midis Republikës së Turqisë dhe Republikës së Azerbajxhanit.

Presidenti Erdogan tha gjatë konferencës së përbashkët për shtyp se Deklarata e Shushas përcakton udhërrëfyesin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve vëllazërore në periudhën e re.

Duke theksuar se Karabaku u çlirua nga okupimi Armen dhe iu kthye zotëve të tij të vërtetë pas një lufte 44-ditore, presidenti turk e përgëzoi popullin e Azerbajxhanit edhe një tjetër herë për fitoren e tij në Karabak.

Ai premtoi se Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në Azerbajxhan në çdo mënyrë të mundshme në aktivitetet e rindërtimit, sikurse bëri edhe në luftën për pavarësi.

Duke vënë në pah se Karabaku do të rifitojë lavdinë dhe identitetin e tij të mëparshëm, Erdogani tha se në njërën anë do të kompensojnë shkatërrimin dhe në anën tjetër do të marrin masat e nevojshme në mënyrë që territoret e Karabakut dhe Azerbajxhanit të mos përballen më kurrë me një katastrofë të tillë.

Lideri turk i bëri ftesë tërë botës që të pranojë fitoren e Azerbajxhanit dhe vijoi e këto fjalë: “Urojmë që Armenia ta shfrytëzojë mirë mundësinë për të shtrënguar dorën e vullnetit të mirë dhe solidaritetit që po i shtrihet asaj. Ne duam që kjo hapësirë të jetë një rajon paqësor me platformën 6-palëshe (Rusi, Turqi, Azerbajxhan, Armeni, Gjeorgji dhe Iran). Së bashku më vëllanë tim (Aliyev), ne jemi të gatshëm të bëjmë çdo sakrificë të nevojshme.”

Duke bërë me dije se gjatë muajve të ardhshëm ata do të mbajnë në Turqi takimin e Bashkëpunimit Strategjik me Nivel të Lartë, Erdogani potencoi se udhëtimi me kartën e identitetit, një risi e nisur më 1 prill të këtij viti, do të lehtësojë marrëdhëniet e ndërsjella dhe do t'i afrojë më shumë të dyja vendet.

Ai deklaroi gjithashtu se Turqia planifikon të hapë një konsullatë të përgjithshme në Shusha sa më shpejt të jetë e mundur.

Nga ana e tij, Presidenti Aliyev i Azerbajxhanit tha se Deklarata e Shushas është garancia e bashkëpunimit midis dy vendeve në të ardhmen.

Duke kujtuar se Presidenti Erdogan ka shprehur mbështetje të qartë dhe të hapur për Azerbajxhanin që nga fillimi i luftës në Karabak, Aliyevi tha: “Ne e pamë solidaritetin e popullit turk në luftë. Ne kurrë nuk do ta harrojmë mbështetjen e dhënë nga Turqia.”

Po ashtu Aliyevi bëri me dije se Deklarata e Shushas për Marrëdhëniet Aleate midis Turqisë dhe Azerbajxhanit i referohet Traktatit të Karsit, nënshkruar 100 vjet më parë.



Lajme të ngjashme